Papunësi rekorde në Spanjë

Papunësia është rritur sërish në Spanjë, duke shënuar rekordin e radhës. Numri total i personave të papunë në vendin iberik ka arritur në më shumë se 6 milionë, duke përbërë 27.2 për qind të popullsisë.
Pavarësisht se rritja ishte parashikuar, situata konfirmon më tej se ekonomia spanjolle e prekur nga masat anti-krizë po lufton që të dalë nga kriza e nisur 5 vjet më parë.
Shumë ekspertë parashikojnë se qeveria e Madridit do të lehtësojë masat anti-krizë, pasi beson se shkurtimi i mëtejshëm i shpenzimeve dhe rritja e taksave mund ta bëjnë recesionin edhe më të keq.
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, do të publikojë të premten masat fiskale dhe politike që kanë si synim frenimin e recesionit në ekonominë e katërt të eurozonës./Indeksonline/