Papunësia dhe strehimi në Vaun e Dejës
Vau i Dejes, një ndër qytetet më të rinj në Shqiperi, është formuar nga
ish punëtorët që ndërtuan hidrocentralet e mëdha të kaskadës së Lumit
Drin, të Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit. Por, aktualisht banorët e
tij jetojne në vështirësi ekonomike. Ndërkohë, rreth 150 familje
vazhdojnë të strehohen në ish ndërtesat e dikurshme të punëtorëve,
jashtë kushteve normale të jetesës dhe me rrezik për shëndetin e tyre.
Drejtuesit e bashkisë shpresojnë se këtë vit, qeveria do t'i ndihmojë,
duke ndërtuar për ta banesa sociale.