Papunësia në rrijte në vendet e Bashkimit Evropian
/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Numri i të papunëve po shtohet në mbarë Bashkimin Evropian. Zyra e statistikave e BE-së tha sot se niveli i papunësisë për 16 vende që përdorin Euron arriti në 9 presje 2 përqind në prill, niveli më i lartë në dhjetë vjet.
Eurostati njoftoi se 3 presje 1 milionë njerëz
kanë humbur vendet e punës në zonën e Euros që nga prilli i vitit të kaluar. Niveli
i papunësisë për të 27 vendet e Bashkimit Evropian është gjithashtu më i larti,
duke arritur në 8 presje 6 përqind në prill.
Spanja kishte nivelin më të lartë
të papunësisë, me 18 presje 1 përqind, pasuar nga Letonia me 17 presje 4
përqind. Holanda kishte nivelin më të ulët të papunësisë në prill, me 3
përqind. Austria kishte një nivel papunësie prej 4 presje 2 përqind. Ekonomia
më e madhe e Evropës, Gjermania kishte nivelin e 7 presje 7 përqindëshit. //iç//