E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesia pushton Eurozonen

Papunësia ka pushtuar vendet e Eurozonës. Vetëm gjatë këtij viti janë mbyllur nga sipërmarrjet mbi 2 milionë vende pune. Ulja e shpenzimeve publike, rritja e taksave dhe rënia e konsumit kanë ndikuar negativisht në bilancet e bizneseve, që shkurtojnë vendet e punës. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat në muajin tetor norma e papunësisë ka arritur në 11,7%. Ky është niveli më i lartë i papunësisë që nga nisja e publikimit të të dhënave të zyrës europiane të statistikave në vitin 1995. Spanja është vendi me numrin më të lartë të të papunëve në total, ndërsa në Greqi këtë fenomen më tepër e vujanë të rinjtë. Parashikimet e Eurostat tregojnë se situata do të vijojë e tillë edhe gjatë muajve në vijim, pasi perspektiva ekonomike shfaqet në recesion edhe për 2013-ën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›