Para + Boateng, Milani në Angli për Balotellin

Zyrtarët e Milanit thuhet se janë në Angli për të konkretizuar blerjen e Mario Balotellit. Sulmuesi i Manchester Cityt pritet të braktisë skuadrën angleze pas problemeve të vazhdueshme në këtë skuadër.
Milani për të ka gati dy oferta. 17 milion euro thuhet se Milani mund ti ofroj Cityt për sulmuesin e natyralizuar italian.
Përveç kësaj oferte, Milani thuhet se do ti ofrojë Cityn ofertën prej 9 milion eurosh dhe mesfushorin ganez, Kevin Prince Boateng. /Indeksonline/