E Diel, 1 Nëntor 2026

“Para dhe pas”, ish-konkurrentja e Ferma VIP befason me ndryshimin, shfaqet në super formë

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP 2”, Nur Al Khaza, ka ndarë me ndjekësit në Instagram fotografi të sajat “para dhe pas” rënies në peshë, duke treguar ndryshimin e dukshëm në pamjen e saj.

Nur shfaqet në super formë, ndërsa postimi i saj ka marrë vëmendjen e fansave, të cilët e kanë komplimentuar për transformimin.

Ajo u bë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes në “Ferma VIP 2”, ku fitoi simpatinë e shumë shikuesve jo vetëm për karakterin e saj, por edhe për historinë personale që ndau gjatë qëndrimit në reality show.

Nur ka rrëfyer për divorcin e prindërve të saj, të cilët, pavarësisht dashurisë për njëri-tjetrin, u ndanë për shkak të rrethanave të jetës. Megjithatë, dhimbja më e madhe për të ishte humbja e të dy prindërve, të cilët u ndanë nga jeta njëri pas tjetrit.

Me baba nga Jordania dhe nënë nga Maqedonia e Veriut, Nur preku publikun me rrëfimin e saj, duke marrë mbështetje të madhe nga ndjekësit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›