E Diel, 1 Nëntor 2026

Para nisjes në SHBA, Rama mbledh përsëri ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Porositë që priten gjatë mungesës gati 1-javore

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të zhvillojë një mbledhje me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve në ambientet e “Vilës së Kuqe”.

Takimi mësohet se do të nisë në orë 09:00.

Ky takim javor zhvillohet në kuadër të përmbushjes së objektivave dhe koordinimit të punëve për nismat “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”.

Ndërkohë, vetëm një ditë pas këtij takimi, kreu i qeverisë pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare, ku do marrë pjesë edhe në Asamblenë e OKB në Nju Jork.

Ai do të mbajë fjalim në Asamble më 25 shtator, teksa janë parashikuar edhe takime me diasporën shqiptare dhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›