“Parada” e zyrtarëve në SPAK, dëshmojnë drejtori i ARRSH, kryebashkiakja e Lushnjës dhe kreu i FRD

Ditë e ngjeshur ka qenë kjo e martë për Prokurorinë e Posaçme.
Gjatë paradites disa zyrtarë të lartë janë paraqitur në ambientet e SPAK, në kuadër të dosjeve të ndryshme që po hetohen.
Gentjan Gjyli, kreu i Autoritetit Rrugor është marrë në pyetje për të paktën dy orë në lidhje me tenderat e firmosura nga ish-drejtuesi i institucionit Evis Berberi, i cili ndodhet i arrestuar.
Edhe kryetarja e bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa është thirrur në SPAK, por ende nuk dihet se për cilën çështje ka dëshmuar.
Ish-deputeti i PD, Sali Shehu ka qenë vizitori i radhës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Shehu që aktualisht drejton FRD-në u paraqit në institucionin e akuzës mesditën e kësaj të martë.
Por ish-deputeti i PD u tha gazetarëve se ka ardhur për të pirë kafenë në SPAK.
/vizionplus.tv