E Martë, 3 Nëntor 2026

“Parada kuqezi”, shqiptarë nga e gjithë bota parakalojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Shqiptarë nga mbarë bota u mblodhën në Tiranë, në eventin e organizuar nga Bashkia e Tiranës. “Parada kuqezi”, u mbajt për herë të parë në Tiranë, në kuadër të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Parada kuqezi mblodhi 150 delegacione nga të gjitha trojet shqiptare dhe 50 delegacione janë arbëreshe.

Pavarësisht reshjeve të shiut, grupet kulturore, artistike e sportive etj nga Shqipëria, qytetet shqipfolëse të ballkanit perëndimor, dhe shqiptarët e disaporës ecën bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ta kthyer Tiranën në zemrën e shqiptarisë.

Kjo paradë organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe e para që hapi dyert për organizimin e saj ishte Tirana.

Parada Shqiptare është një aktivitet i përvitshëm i organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare- Albanian Roots (New York)”, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e saj në këto 15 vitet e fundit, ku një nga sheshet kryesore të Neë Yorkut vishet kuq e zi.

Në trajtën e një spektakli ngjyrash të traditës dhe trashëgimisë sonë kulturore, ky event synon nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve kudo ku ndodhen, rrjetëzimin e qyteteve shqipfolëse në rajon dhe diasporës shqiptare, inkurajimin dhe promovimin e vlerave kulturore e historike, si dhe promovimin e potencialit turistik nëpërmjet trashëgimisë kulturore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›