E Diel, 1 Nëntor 2026

Paradoksi i Kodit Penal nuk u hoq dënimi me vdekje

TIRANE- Dënimi me vdekje është hequr në vend 13 vite më parë me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por në Kodin e Procedurës penale ka ende një nen të posacëm që parashikon nga Presidenti faljen e këtyre të dënuarve.
Shqiptarja.com zbulon sot se bëhet fjalë pikërish për nenin 462 të Kodit të Procedurës Penale i cili trajton “ Vendimet e Ekzekutueshme” ku në pikën 3 të këtij neni shkruhet e zezë mbi të bardhë se “I dënuari me vdekje ka të drejtë t’i paraqesë kërkesë për falje Presidenti të Republikës.
Paraqitja e kërkesës pezullon ekzekutimin. Cështja i referohet Presidentit të Republikës kryesisht kur gjykata ka marrë formë të prerë.
Ndonëse që prej vitit 1999 në Kodin e Procedurës Penale Kuvendi i Shqipërisë ka shtuar ose ndryshuar të paktën 9 herë këtë Kod, neno 462 ka mbetur i paprekur në vite.(ns/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›