E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Paragjykon procesin”, Kikia: Nuk është mirë që një prokuror që udhëton me kriminelë të garojë në Primare

Gazetari Mentor Kikia tregoi në Quo Vadis se si e ka parë ai listën e kandidatëve të primareve në Partinë Demokratike.

Kikia përgëzoi të rinjtë që kandidojnë dhe bëhen pjesë e politikës.

Gazetari theksoi se nuk është mirë që një prokuror duke iu referuar Arjan Ndojës, që udhëton me kriminelë të garojë në Primare, sepse kjo paragjykon procesin. Ai i cilësoi Primaret si një garë mjaft të mirë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si e ke parë listën e primareve në PD?

Kikia: Përgëzoj të rinjtë që kandidojnë dhe bëhen pjesë e politikës. Fatkeqësisht, ne kemi modelin ku politikanë të bën kryetari, pas 6 muajsh të shkarkon dhe pastaj harrohesh. Politikanët e karrierës janë ata që e marrin hap pas hapi. Ai që futet në një garë dhe humbet, nëse ka ideale, vazhdon rrugën për atë që synon. Gara është e hapur, mund të kandidojë kushdo dhe nuk mund të të ndalojë askush. Besoj se, pavarësisht shkallës së lartë të mosbesimit që kemi, një garë e tillë është e mirë.

Por, nuk është mirë që një prokuror që udhëton me kriminelë të garojë në Primare, sepse paragjykon sistemin. Të gjithë e dimë mirë se për kë po flas këtu.

Berisha ishte i vetmi dhe kryesori që ngulmoi që këto zgjedhje të bëheshin. Ishte një premtim i tij. Ai vendosi të bënte primaret për të larguar hijet e dyshimit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›