E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmërim për ndërprerje të energjisë në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd/ Ja datat dhe oraret

Banorët dhe bizneset në e Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike gjatë në fillim të muajit të ardhshëm gjatë periudhës  2–5 mars 2026, për shkak të manovrimeve teknike dhe masave të sigurisë në rrjetin e transmetimit.

Sipas njoftimit të OST, në kuadër të stakimit si masë sigurie të Linjës 400 kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë, do të kryhen ndërhyrje në disa linja 35 kV dhe 10 kV, çka do të sjellë ndërprerje të shkurtra energjie në disa zona.Në Elbasan do të ketë vetëm ndërprerje 5-minutëshe më 2–4 mars, në intervalin orar 08:00–17:00 Njoftim për konsumatorët Elbasan, Gramsh dhe Librazhd Në kuadër të stakimit si masë sigurie të Linjës 400kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë, ju njoftojmë se në datat 2-4 mars 2026, nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35kV L30–66 Mjekës – Kombinati i Drurit. Si rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike në harkun kohor 5 minuta, kohë e domosdoshme për kryerjen e manovrimeve, disa zona të rrethit Elbasan: 📍Ital Druri, Lagjja Skënderbej, Fabrika e Tullës, Pompat Hajdaran, Shushicë, Fushë Bull, Tahiraj, Shirgjan, Reparti Mjekës, Fshatrat Mjekës, Kryezjarr. Njoftojmë se, në datën 2 mars 2026, nga ora 06:00 deri në orën 06:05, si dhe në datën 5 mars 2026, nga ora 06:00 deri në orën 06:05, do të stakohet Linja 35kV L30–78 Mjekës – Banjë, për kryerjen e manovrimeve të nevojshme në rrjet. Si rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike për 5 minuta Nënstacionet Gramsh, Cërrunjë, Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës – Statkraft, HEC-et: Sotiraj, Lenie, Mivas, Tërvol, Kabash, Kërrpicë, Storë, Pisha, Subjekti AL Mex Wood si edhe disa zona ne rrethin Gramsh: 📍Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Lagjja Holta, Lagjja Llapushaj, Konvikti, Lagjja e Oficerave, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Ujësjellësi Shëmriz, Lagjja Sporti 1, 2, Pishaj, Lagjja Koçaj, Lagjja e Parkut, Kukur, Lenie, Lenie, Skenderbegas, Cërujë, Qerret, Sult, Tunjë, Kukuçovë, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Poroçan Strorë, Kotorr, Ranxhë, Katund, Lleshaj, Cingar, Kabash, Liras, Cacias, Tervol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Ujësjellësi Galigat, Gostimë, Shtëpanjë, Lagjja Lenge, Lamcallarët, Klos, Floq, Banjë e Vjetër, Shushicë, Tregan, Blerimas, Kacivel, Bizhdan, Gjinar, Sterstan, Kaferr, Shënavlash, Valesh. Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datat 2-4 mars 2026, nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV, e Fiderit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit. Si rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe disa zona në rrethin Librazhd: 📍Shirgjan, Reparti Mjekës, Fshatrat Mjekës, Kryezjarr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›