E Hënë, 2 Nëntor 2026

Paralajmërim për përmbytje edhe në Kosovë/ Instituti Hidrometeorologjik: Mesjava me reshjet më intensive

Reshjet e dendura të shiut pritet të përfshijnë edhe territorin e Kosovës. Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të martën dhe të mërkurën për shkak të intensitetit të reshjeve mund të këtë përmbytje të disa zona të vendit.

Reshjet pritet të nisin të martën në mbrëmje, fillimisht në pjesën perëndimore, e më pas të shtrihen gradualisht në gjithë territorin e Kosovës.

Në njoftim theksohet se reshjet do të kenë intensitet mesatar, ndërsa në disa vende edhe më të lartë.

Sipas njoftimit, zonat e kullimit që pritet të preken nga rritja e menjëhershme e prurjeve janë: rrjedha e mesme dhe e poshtme e Drinit të Bardhë, Bistrica e Prizrenit, Mirusha, Toplluha, Ereniku dhe Bistrica e Deçanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›