Paralajmëron Izraeli: Lufta me Hamasin mund të zgjasë disa muaj

Ministri izraelit i mbrojtjes ka paralajmëruar se lufta me Hamasin mund të zgjasë edhe disa muaj të tjerë, ndërsa kryeministri është zotuar për “fitore absolute”.
Sipas një deklarate nga qeveria izraelite, ministri Yoav Gallant, gjatw njw takimi me këshilltarin amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan ka deklaruar se shkatërrimi i Hamasit do të kërkojë “më shumë se disa muaj”.
“Do të kërkojë një periudhë kohore dhe do të zgjasë më shumë se disa muaj, por ne do të fitojmë dhe do t’i shkatërrojmë”, tha ai.
Vizita e zyrtarit amerikanit në Izrael vjen mes presionit ndërkombëtar në rritje për numrin në rritje të të vdekurve dhe përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza.
Nga ana tjetër, SHBA thotë se dëshiron që lufta të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”, por nuk po “dikton kushte për izraelitët”./ BBC
/rtsh.al/