E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralizohet sërish Greqia, vendi në grevë kundër masava shtrënguese

Greqi- Greqia po përballet edhe sot me grevën e përgjithshme në shenjë proteste kundër raundit të ardhshëm të shkurtimit të shpenzimeve që kërkohet në këmbim për një tjetër këst ndihme.

Kjo do të jetë paraliza e 20-të e punës në Greqi qëkurse kriza e borxhit shpërtheu dy vjet më parë dhe vjen në një kohë kur udhëheqësit do të takohen në Bruskel.

Shoferët e taksive, punonjësit e tragetëve, mjekët, mësuesit dhe kontrollorët e trafikut ajor janë ndër profesionet që do të bëjnë grevë sot. Protesta të cilat shpesh kthehen në të dhunshme janë planifikuar të mbahen në të gjithë vendin.

Greqia është duke përgatitur një paketë shtrënguese prej 11.5 miliardë Eurosh për të kënaqur “trojkën” e FMN-së, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendore Evropiane në këmbim të këstit të ardhshëm të saj prej 31.5 miliardë Eurosh.

Vendi është raportuar se pa ndihmën mund të falimentojë në muajin nëntor. Megjithatë, udhëheqësit e sindikatave të tregtisë thonë se ata shpresojnë t’i tregojnë liderëve të BE-së se një valë e re shkurtimesh në paga dhe pensione vetëm do të keqësojë gjendjen e popullit grek.

Greqia është në vitin e pestë radhazi në recesion dhe më shumë se një e katërta e fuqisë punëtore të saj është e papunë. Analistët thonë se në Athinë tashmë janë duke u shfaqur të çara në koalicionin qeverisës teksa liderët e partive s’pajtohen mbi humbjet e vendeve të punës dhe masave të tjera shtrënguese.

Zemërimi ka çuar në një humbje të besimit në shtet, me grekët gjithnjë të kthyer drejt ekstreme politike siç janë partitë neo-naziste Agimi i Artë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›