Parandalimi i zjarreve, diskutohen masa konkrete në Gramsh dhe Devoll

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Në zbatim të urdhrit të ministrit të Brendshëm, për ngritjen e grupit të punës për monitorimin dhe ndjekjen e situatës me zjarret, në Gramsh dhe Devoll u zhvilluan dy takimet e radhës që sollën në një tryezë të gjitha strukturat e vijës së parë të përballjes me zjarret, punonjësit zjarrfikës, Policinë e Shtetit, emergjencat civile, struktura e përfaqësues të pushtetit vendor dhe të agjencive ligjzbatuese.
Në takime u analizuan sfidat e deritanishme dhe u diskutua mbi masa konkrete në vijim për parandalim dhe ndërhyrje të shpejtë, sepse vetëm me bashkërendim të forcave dhe burimeve garantohet mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit tonë.
Puna dhe përkushtimi i forcave në terren përgjatë verës së nxehtë e të vështirë, referuar rasteve të zjarreve në vend, u vlerësua maksimalisht.
Ndërsa u theksua se, angazhimi do të vijojë për çdo ditë për të parashikuar masa dhe ndërhyrje përmes investimeve logjistike e infrastrukturore në kohë, që minimizojnë rastet e zjarreve dhe rritin kapacitetet operacionale.
1 nga 18/gj.m/j.p/