Parandalohet krimi në familje/ 44-vjeçari dhunonte gruan dhe vajzën, mbante armë në banesë

Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 44-vjeçari në Krujë. Vihet në pranga dhe djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.