E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parandalohet sulmi me dronë në Moskë, kryebashkiaku: U qëlluan nga mbrojtja ajrore

Parandalohet sulmi me dronë në Moskë. Dy dronë luftarak ukrainas të drejtuar për në Moskë janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore.

Lajmi është bërë me dije nga Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, i cili shtoi se, sulmi kishte për synim kryeqytetin.

“Përpjekja e dy dronëve luftarakë për të fluturuar në qytet u regjistrua. Të dy u qëlluan nga mbrojtja ajrore. Shërbimet e urgjencës ishin në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Kryebashkiaku Sobyanin sqaroi se një prej dronëve u rrëzua në zonën Domodedovo në periferi jugore të qytetit, ndërsa i dyti u rrëzua në zonën e autostradës Minsk, në perëndim të kryeqytetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›