E Diel, 1 Nëntor 2026

Paranov kërkon rritjen të investimeve Bullgare në vendin tonë

Presidenti i Bullgarisë, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, u shpreh për rritjen e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe përmes rritjes së investimeve bullgare në Shqipëri.
"Dialogu politik është shumë i mirë, ndërkohë që raportet ekonomike nuk janë dhe aq të kënaqshme. Në këtë aspekt do të ishte mirë të krijoheshin shoqëri të përbashkëta. Po ashtu, mund të kemi investime bullgare në industrinë ushqimore, në turizëm dhe energjitikë, sidomos me burime hidrike", tha Presidenti Parvanov gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Bamir Topi.
Në deklarimin e tij për mediat, Kreu i shtetit bullgar vuri në dukje dialogun shumë aktiv politik dypalësh, duke konfirmuar mbështetjen për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO dhe në BE.
"Personalisht, kam përkrahur politikën e hapur të NATO-s dhe gëzohem shumë që së shpejti ne do të jemi jo vetëm vende mike, por edhe aleate. Bullgaria gjithmonë ka mbështetur politikat, përsa i përket anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Mendoj se nuk duhet të ketë sprapsje në politikën e zgjerimit të BE-së", nënvizoi Presidenti Parvanov gjatë vizitës në Tiranë.
Lidhur me çështjen e energjisë, Presidenti Parvanov tha se "politika europiane përsa i takon energjitikës është akoma një politikë në letër, ndërkohë që jemi dëshmitarë se sa shumë kanë filluar të ndryshojmë raportet mes atyre që kanë burime energjitike dhe atyre që janë konsumatorë të energjisë"...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›