E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj pas mbledhjes që qeverisë: Brenda dhjetorit do të kthehen shumat e paguara

Ministri i Financave, Petrit Malaj në përfundim të mbledhjes së qeverisë ka komentuar vendimet e miratuara. Për mediet, ministri Malaj tha se Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për kthimin e këstit të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë

Malaj theksoi se tashmë fondet e paguara për këstin e parë pas vendimit të Kushtetutës do të kthehen.

Malaj: Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi aktin normativ për kthimin e këstit të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë. Qeveria shqiptare që në krye të herës ka pasur vullnetin e plotë për të kthyer këto fonde tek profesionistët e lirë. Ministria e Financave ndoqi rrugën ligjore duke iu drejtuar gjykatës Kushtetuese për të interpretuar dhe për të na udhëzuar se si duhet të vepronin me kthimin e këtyre fondeve. Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh dhe na la të nënkuptonte se efektet që prodhoi ky ligj ishin legjitime, megjithatë qeveria shqiptare mori vendimin dhe bëri të mundur kthimin e fondeve tek profesionistët e lirë, por nga ana tjetër edhe ndonjë detyrim eventual i cili është regjistruar gjatë kohës që ligji ishte në fuqi u shua për profesionistët e lirë.

Ministri Malaj bëri me dije se nga ky akt normativ përfitojnë rreth 6450 tatim-pagues, të cilët do të rimbursohen me një fond total prej rreth 501 milionë lekësh, ndërsa parashikohet që procesi i rimbursimit të këtyre fondeve të përfudnojë brenda datës 31 dhjetor 2024./vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›