E Diel, 1 Nëntor 2026

Paraplegjikë: Grevë urie nëse nuk zgjidhet çështja e fondit

Gazeta Shqip

Personat para dhe tetraplegjikë akuzojnë bashkitë dhe komunat se po abuzojnë me fondet e ndihmës së paaftësisë që ata marrin për çdo muaj. Ata shprehen të indinjuar se lekët që janë alokuar për ta, po përdoren për qëllime të tjera nga bashkitë dhe komunat, pothuajse në të gjithë vendin, kryesisht në Elbasan, Librazhd, Durrës madje edhe në disa njësi bashkiake në Tiranë, si në atë numër 7. Mybere Prizreni, presidente e Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve bën thirrje për një menaxhim më të mirë të fondeve dhe i drejtohet edhe ministrit të Punës, Spiro Ksera dhe Shërbimit Social Shtetëror, të cilët janë burimi i financimeve.

Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara kërcënon se nëse kjo çështje nuk zgjidhet deri në mesin e muajit dhjetor do të nisin protestat, ndërsa nuk përjashtojnë edhe grevën e urisë.

Paraplegjikë: Grevë urie nëse nuk zgjidhet çështja e fondit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›