E Diel, 1 Nëntor 2026

Paraplegjiket te diskriminuar

Keshilli Kombetar i Personave me Aftesi te Kufizuar, i ka kerkuar i te gjithave organeve te pushtetit vendor te rishikojne mundesine e vendosjes se kushteve te pershtatshmerise per njerezit me aftesi te kufizuar. Kerkesa drejtuar ketyre organeve u be gjate Konferences Kombetare per Aftesine e Kufizuar, ne te cilin keshilli i kerkoi perfaqesuesve te pushtetit vendor, planifikimin e fondeve publike per elemente ndertimore, qe garantojne heqjen e barrierave dhe pershtatshmeri transporti, arkitektonike dhe urbanistike per njerezit me aftesi te kufizuara. Kjo konference, qellimi i se ciles ishte evidentimi i nje bilanci per arritjet dhe mangesite ne rrugen e integrimit te personave me aftesi te kufizuara, vuri ne dukje se ndertimet e bera deri me sot jane realizuar nga arkitekte, ndertues dhe urbaniste, te cilet nuk kane marre parasysh demtimet qe kane bashkeqytetaret me aftesi te kufizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›