Parashikimi i motit- Sot priten temperatura deri në 38 gradë celsius

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me vranësira në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi në det do të jetë 2-3 ballë.
Temperaturat do të mbeten të larta, ku në disa qytete do të kapin vlerën e 38 gradë celsius.
Temperaturat për ditën e sotme në vend
Bajram Curri 14 deri në 33 °C
Kukës 17 deri në 36 °C
Peshkopi 16 deri në 36 °C
Shkodër 22 deri në 37 °C
Lezhë 22 deri në 35 °C
Durrës 21 deri në 36 °C
Tiranë 23 deri në 38 °C
Elbasan 23 deri në 38 °C
Berat 17 deri në 38 °C
Fier 23 deri në 38 °C
Korçë 16 deri në 33 °C
Gjirokastër 17 deri në 38 °C
Vlorë 23 deri në 25 °C
Sarandë 22 deri në 33 °C
/rtsh.al/