E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, 17 gusht 2026

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Vranësira të pakta e hera – herës deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës e pasdite.

Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në jug.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›