E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, 2 maj 2026/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin. Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët (pika) në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9m/s,ndërsa në bregdet, male dhe lugina hera-herës era do të arrijë deri 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›