E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e diel, 2 qershor 2024

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Në relievet malore reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta dhe lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet kodrinore të vendit në orët e mëngjesit dhe mesditë shi i dobët afatshkurtër dhe lokal. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/31 Diell re shi
Kukës 16/29 Diell re shi
Lezhë 17/31 Diell re
Dibër 16/29 Diell re shi
Durrës 18/32 Diell re
Tiranë 20/34 Diell re
Elbasan 17/34 Diell re
Berat 17/34 Diell re
Vlorë 21/32 Diell re
Korçë 14/29 Diell re shi
Gjirokastër 16/33 Diell re
Sarandë 20/32 Diell re

                           

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›