E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 10 tetor 2024

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në zonën e veriperëndimit, jug dhe relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Në këto zona vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim relativisht intensive me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugor dhe zonat luginore era bëhet intensive me shpejtësi 12-18 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/26 Diell re shi
Kukës 10/24 Diell re
Lezhë 13/26 Diell re shi
Dibër 9/23 Diell re
Durrës 14/28 Diell re
Tiranë 15/28 Diell re
Elbasan 13/29 Diell re
Berat 12/29 Diell re
Vlorë 15/29 Diell re
Korçë 10/24 Diell re
Gjirokastër 9/27 Diell re shi
Sarandë 13/27 Diell re shi

                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›