Parashikimi i motit, e enjte, 11 korrik

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore – malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/40 | Diell |
| Kukës | 19/38 | Diell re |
| Lezhë | 27/40 | Diell |
| Dibër | 20/37 | Diell re |
| Durrës | 23/39 | Diell |
| Tiranë | 26/40 | Diell |
| Elbasan | 23/42 | Diell |
| Berat | 21/40 | Diell re |
| Vlorë | 22/38 | Diell |
| Korçë | 19/34 | Diell re |
| Gjirokastër | 21/41 | Diell re |
| Sarandë | 23/36 | Diell |