E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 15 gusht 2024

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Shërbimi meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Saharaja.

Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell në të gjithë territorin, pa lëne mënjanë vranësira të pakta deri mesatare në relievet kodrinore-malore në lindje. Nga ku gjatë orëve të nxehta të mesditës e pasdite vranësirat do të pasohen me reshje shiu në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor lugina e male nga orët e mesditës era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 25/39 Diell pak re
Kukës 20/37 Diell re
Lezhë 24/38 Diell pak re
Dibër 22/37 Diell re
Durrës 25/38 Diell
Tiranë 27/40 Diell pak re
Elbasan 16/41 Diell
Berat 22/41 Diell
Vlorë 24/38 Diell
Korcë 21/37 Diell pak re
Gjirokastër 21/41 Diell
Sarandë 21/37 Diell

/a.f/ 

                                                                       

           

                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›