E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 23 maj

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, masat e ajrit që qarkullojnë janë relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët me alternime vranësirash mesatare kalimtare, kryesisht nga orët e mesditës. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal e kryesisht përgjatë relieveve malore nga orët e mesditës. Nga orët e pasdites pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Mjegullinë për shkak të prezencës së rërës në ajër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/24 Diell re shi
Kukës 14/22 Diell re shi
Lezhë 16/23 Diell re shi
Dibër 14/22 Diell re shi
Durrës 16/27 Diell re
Tiranë 19/27 Diell re shi
Elbasan 16/26 Diell re shi
Berat 17/26 Diell re shi
Vlorë 17/24 Diell re
Korçë 11/21               Diell re shi
Gjirokastër 12/25 Diell re shi
Sarandë 15/26 Diell re

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›