E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 26 shtator 2024

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare gjatë orëve të mesditës. Vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe të dobta shiu në veriperëndim përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -juglindje me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 6-9m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/26 Diell re shi (në male)
Kukës 13/25 Diell re
Lezhë 17/26 Diell re (në male)
Dibër 13/25 Diell re
Durrës 18/28 Diell re
Tiranë 19/28 Diell re
Elbasan 17/28 Diell re
Berat 18/29 Diell re
Vlorë 17/29 Diell re
Korcë 12/25 Diell re
Gjirokastër 15/28 Diell re
Sarandë 17/28 Diell re

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›