E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 27 qershor

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët fillimisht në pjesën më të madhe të territorit. Më pas nga orët e mesditës dhe pasdites mot me vranësira mesatare e të dendura. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e nga orët e mesdites priten të prekin pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet malore priten reshje shiu me intensitet të ulët e hera herës mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe relievet e larta malore era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/32 Diell re shi
Kukës 17/32 Diell re shi
Lezhë 21/31 Diell re shi
Dibër 16/31 Diell re shi
Durrës 21/33 Diell re shi
Tiranë 22/33 Diell re shi
Elbasan 22/34 Diell re shi
Berat 21/34 Diell re shi
Vlorë 22/34 Diell re shi
Korçë 17/29 Diell re shi
Gjirokastër 18/33 Diell re shi
Sarandë 22/33 Diell re shi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›