E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 8 maj 2025

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe më të theksuara përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Në mesditë dhe pasdite vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme të dobëta dhe lokale dhe kryesisht në zonën e veriut dhe qendrës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fitoi shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/24 Re shi diell
Kukës 10/21 Re shi diell
Lezhë 14/23 Re shi diell
Dibër 10/20 Re shi diell
Durrës 12/25 Re shi diell
Tiranë 15/25 Re shi diell
Elbasan 10/26 Re shi diell
Berat 13/26 Re shi diell
Vlorë 17/25 Re shi diell
Korçë 9/20 Re shi diell
Gjirokastër 11/23 Re shi diell
Sarandë 12/24 Re shi diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›