E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e martë, 21 maj 2024

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht në zonën e qendrës, veri dhe relievet malore në lindje. Në momentin e vranësirave të dendura në zonën e veriut, pjesërisht qendër dhe relievet malore në lindje reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/29 Diell re shi
Kukës 16/28 Diell re shi
Lezhë 16/29 Diell re shi
Dibër 15/28 Diell re shi
Durrës 16/30 Diell re shi
Tiranë 19/32 Diell re shi
Elbasan 17/32 Diell re shi
Berat 16/32 Diell re
Vlorë 17/30 Diell re
Korçë 14/28             Diell re shi
Gjirokastër 14/31 Diell re
Sarandë 17/29 Diell re

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›