E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e martë, 25 qershor 2024

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët fillimisht në pjesën më të madhe të territorit. Më pas nga orët e mesditës dhe pasdites mot me vranësira mesatare deri të dendura  kryesisht në relievet kodrinore e malore. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e në relievet malore hera – herës me intensitet mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra  shoqëruar hera herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë me veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/35 Diell re shi
Kukës 21/33 Diell re shi
Lezhë 20/33 Diell re shi
Dibër 20/33 Diell re shi
Durrës 21/35 Diell re
Tiranë 23/35 Diell re shi
Elbasan 21/36 Diell re shi
Berat 20/35 Diell re shi
Vlorë 21/32 Diell re
Korçë 18/33 Diell re shi
Gjirokastër 18/35 Diell re shi
Sarandë 22/34 Diell

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›