E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e martë, 6 gusht

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites priten alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare, të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore-malore në lindje e juglindje të territorit. Në relievet e larta malore në ekstremin verior e juglindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë priten reshje shiu të izoluara, në formën e shtrëngatave afatshkurtra e me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindje – veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi  10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/37 Diell re
Kukës 20/35 Diell re
Lezhë 22/37 Diell
Dibër 17/35 Diell re
Durrës 20/38 Diell
Tiranë 22/37 Diell
Elbasan 21/38 Diell
Berat 18/37 Diell
Vlorë 19/36 Diell pak re
Korçë 18/32 Diell re
Gjirokastër 18/37 Diell pak re
Sarandë 22/33 Diell

                       

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›