Parashikimi i motit, e mërkurë, 12 shkurt 2025

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje të herëpasherëshme shiu të karakterit lokal, me intensitet të ulët megjithatë nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Në relievet e larta malore në veri dhe lindje të territorit priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi 2-8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 15m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.
Prezencë e mjegullës së dendur/lokale dhe mjegullinës në momentin e reshjeve, gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes. Ngricë përgjatë akseve rrugore në relievet malore, kryesisht lindje.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/9 | Diell re shi |
| Kukës | -3/6 | Diell re shi/borë |
| Lezhë | 4/9 | Diell re shi |
| Dibër | -1/7 | Diell re shi/borë |
| Durrës | 5/14 | Diell re shi |
| Tiranë | 4/12 | Diell re shi |
| Elbasan | 3/10 | Diell re shi |
| Berat | 5/12 | Diell re shi |
| Vlorë | 6/12 | Diell re shi |
| Korçë | -2/5 | Diell re shi/borë |
| Gjirokastër | 3/8 | Diell re shi |
| Sarandë | 5/14 | Diell re shi |