Parashikimi i motit, e mërkurë, 2 tetor

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore në verilindje të territorit. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe zonat luginore era fiton me shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/24 | Diell |
| Kukës | 8/20 | Diell |
| Lezhë | 12/24 | Diell |
| Dibër | 6/20 | Diell |
| Durrës | 14/26 | Diell |
| Tiranë | 13/25 | Diell |
| Elbasan | 12/26 | Diell |
| Berat | 10/26 | Diell |
| Vlorë | 14/25 | Diell |
| Korcë | 8/27 | Diell |
| Gjirokastër | 7/26 | Diell |
| Sarandë | 14/25 | Diell |