E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e premte, 4 janar

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit si dhe borë në relievet malore në veri mbi 500 metra dhe lindje-juglindje mbi 700-800 metra, me intensitet të ulët deri mesatar.

Pas orëve të pasdites parashikohet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin, dhe intervale të herëpasherëshme me kthjellime.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/7 Re shi diell
Kukës -2/0 Re shi/borë
Lezhë 4/7 Re shi diell
Dibër -2/0 Re shi/borë
Durrës 7/13 Re shi diell
Tiranë 9/13 Re shi diell
Elbasan 7/13 Re shi diell
Berat 6/14 Re shi diell
Vlorë 9/14 Re shi diell
Korçë 3/5 Re shi/borë
Gjirokastër 5/12 Re shi diell
Sarandë 9/13 Re shi diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›