E Premte, 6 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e shtunë, 18 maj 2024

TIRANË, 18 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet malore në lindje. Këto vranësira në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara. Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe përgjatë ditës për shkak të prezencës së lartë të pluhurit dhe rërës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/30 Diell
Kukës 17/24 Diell re
Lezhë 18/29 Diell
Dibër 12/25 Diell re
Durrës 17/30 Diell
Tiranë 20/31 Diell
Elbasan 18/30 Diell
Berat 16/31 Diell
Vlorë 24/30 Diell
Korçë 10/22 Diell re
Gjirokastër 16/29 Diell
Sarandë 19/30 Diell

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›