E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e shtunë, 22 qershor 2024

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorinpor pa përjashtuar vranësirat mesatare kalimtare nga orët e mesditës si dhe sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 8-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/38 Diell re
Kukës 23/35 Diell re
Lezhë 27/37 Diell re
Dibër 21/36 Diell re
Durrës 24/3/ Diell
Tiranë 27/40 Diell re
Elbasan 24/40 Diell re
Berat 23/39 Diell re
Vlorë 24/38 Diell
Korcë 22/31 Diell re
Gjirokastër 21/38 Diell re
Sarandë 23/35 Diell

 

                                                                       

          

                         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›