Parashikimi i motit, e shtunë, 29 qershor 2024

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata si pasojë e aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive 12-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/35 | Diell |
| Kukës | 20/35 | Diell |
| Lezhë | 21/35 | Diell |
| Dibër | 16/34 | Diell |
| Durrës | 22/35 | Diell |
| Tiranë | 23/36 | Diell |
| Elbasan | 22/36 | Diell |
| Berat | 20/37 | Diell |
| Vlorë | 23/35 | Diell |
| Korçë | 17/32 | Diell |
| Gjirokastër | 20/37 | Diell |
| Sarandë | 22/36 | Diell |