E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët e kohëzgjate të orëve me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare në orët e mesditës.

Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së apo mjegullinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare  1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 11°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta  -3 deri 16°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare 2 deri 16°C.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›