E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.         

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe jug.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 25 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 8 gradë celcius.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era pritet të arrijë deri në 20 m/s.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›