Parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.
ranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 24 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 3 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët i forcës 3-4 ballë.