E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e martë, sa do të jenë temperaturat

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë kryesisht në relievet kodrinore-malore të territorit.

Në relievet kodrinore – malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal e në relievet e larta malore në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 13 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-10 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›