E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, sa do të arrijnë temperaturat

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të ketë pothuajse të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Reshje lokale shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës e pasdites përgjatë relieveve malore. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 38 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 18 gradë.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›