E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët piten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Hera-herës në zonën e veriperëndimit reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 9 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/s, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi deri 16m/s.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›