E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, ç’ndodh me temperaturat

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, me intensitet mesatar, kryesisht në formën e shtrëngatave, që prej orëve të para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat e veriperëndimit dhe jugperëndimit, reshjet pritet të jenë herë pas here me intensitet të lartë.

Gjatë orëve të ditës, reshjet e shiut do të vazhdojnë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa lokalisht priten shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve parashikohen reshje bore në formën e stuhive të dëborës. Në veri dhe verilindje, në lartësitë mbi 100 metra, si dhe në jug dhe juglindje mbi 200–300 metra, reshjet e dëborës do të jenë me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit, gjatë orëve të pasdites, priten reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore).

Do të ketë prani të mjegullës së dendur dhe mjegullinës, me shikim të reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi deri në 24 m/s.

Deti: valëzim i forcës 4–6 ballë.
Temperaturat: minimale 1°C, maksimale 9°C

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›