E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit sot/ Ulen ndjeshëm temperaturat, rikthehet pjesërisht shiu

Këtë të mërkurë, 22 korrik, vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Sipas MeteoAlb, moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, lokalisht shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa eleketrike dhe breshër.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit, në mbrëmje ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s.

Valëzim në det të forcës 2-4 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›